Shenjat e kancerit të gjirit

Ankesa kryesore në tumore është një masë në gji. 

Zakonisht ajo gjendet në pjesën e sipërme për nga jashtë trupit nëse do ta ndanim gjirin në katër pjesë të barabarta.
 
Prej shenjave të tjera është rrjedhja nga gjiri, zmadhimi i gjirit, retraksioni (futje brenda, tërheqje) i gjirit.
 

Një nga shenjat kryesore të sëmundjeve të gjirit në përgjithësi (e jo të kancerit në veçanti) është dhimbja e gjirit. 

Nëse dhimbja nuk ka ndonjë shenjë tjetër gjatë vizitës atëherë mund të mos ketë rëndësi, por ato gra që kanë tek të afërmit e tyre kancer gjiri bëjnë përjashtim. 

Tre ankesat kryesore të sëmundjeve të gjirit janë dhimbje, masë dhe rrjedhje. 

Më e rëndishme është rrjedhja spontane e jo ajo e stimuluar nga vetë femra duke shtrënguar gjirin. 

Gjithashtu tregojini doktorit tuaj edhe ilaçet që përdorni nëse ka të tillë pasi ata mund të ndikojnë në problemet e gjirit. 

Kurse për sa i përket masës ajo duhet pare nëse është kist apo masë solide dhe sipas rastit doktori mund të ndjej të nevojshme marrjen e biopsisë apo jo.