Skuadra nga Marassi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-2, ndërsa në ndeshjen kthyese nje gol në fund nga Nicola Pozzi mjaftoi që me rezultat të përgjithshëm Sampdoria të kompletojë rikthimin në elitën e futbollit italian.
Ky është një rikthim i jashtëzakonshëm për klubin gjenovian, pasi kujtojmë se në vitin 2010 Sampdoria ishte në kualifikime për Ligën e Kampionëve ndërsa rënia nga kampionati erdhi pas një periudhe të keqe në klub.