Casillas: Buffon, shembull për të gjithë

Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas, ka nderuar portierin e Italisë, Gianluigi Buffon, duke thënë se ai është shembull për të gjithë futbollistët tjerë.

“Gigi Buffon është njeri i mrekullueshëm. Ai është shembull për të gjithë. Ai ka festuar fitore të mëdha, ai fitoi Kupën e Botës, ai fitoi kampionatin e Italisë disa herë me Juventusin”.

“Për gjithë botën e futbollit, ai është një legjendë dhe është e mrekullueshme që ai po luan ende. Për mua, ishte e mrekullueshme të rritem përkrah një legjende të tillë”, është shprehur Casillas.

Italia takohet me Spanjën të dielën në ora 18:00 në ndeshjen hapëse të Grupit C.

Related Posts: