Në evenimentin e madh nuk mungon trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i cili është në kërkim të një sulmuesi.
Lojtari për të cilin interesohet kampioni i Italisë është polaku Robert Lewandowski i cili mbron ngjyrat e Borussia Dortmundit.
Mirëpo, në këtë aspekt, Bianconerët kanë konkurrencë të fortë nga Manchester Unitedi që veçmë ka bërë ofertë për 23-vjeçarin.
Shënjestër e Juves mbeten edhe ylli i Arsenalit, Robin van Persie dhe ai i Napolit, Edinson Cavani.