“Unë do të luaj aty ku ka dëshirë trajneri, ashtu siç bëj gjithmonë dhe jam i sigurtë se do të luaj në qendër të mbrojtjes ndaj Spanjës”.
“Edhe pse nuk është pozita ime natyrale, unë do të jem lidhësi i lojës nga mbrojtja në mesfushë. Unë do të hyj në fushë duke menduar se jam mbrojtësi më i mirë në botë”, ka thënë De Rossi.
Italia do të takohet me Spanjën në ndeshjen e parë të Grupit C që zhvillohet të dielën.





