AFORIZMA PËR LIBRIN DHE LEXIMIN

- Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë - librin! (Volteri)
- Zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, ngase shoku më i mirë i tij është libri!
- Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë! (Abdullah ibën Mesudi)
- Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh andaj atij që s'mund t'i lexojë! (Mark Tvain)
- Ai që e kompozon veten është më i zgjuar se sa ai që e kompozon një libër! (Benjamin Franklin)
- Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra, librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital! (Thomas Jefferson)
- Ndoshta kanë pasur të drejtë që e kanë vënë dashurinë nëpër libra, ngase ajo nuk mund të jetojë askund tjetër! (William Faulkner)
- Mos jep kurrë libra, sepse askush nuk t'i kthen ato, e të vetmet libra që i kam në bibliotekë janë ato që të tjerët m'i kanë dhënë mua! (Anatol Frans)
- Unë nuk i lexoj reklamat, sepse do ta harxhoja gjithë kohën duke kërkuar gjëra! (Franz Kafka)
- Libri është ngushëlluesi dhe nxitësi i njeriut për ecje drejt shtigjeve të reja!
- Kurrë nuk i kam lexuar komentet, sepse unë jam krenare për punën që bëjë! (Nicole Kidman)
- Është e vërtetë se njeriu është ai që e krijoi librin, por edhe libri e krijoi njeriun! (Hegel)
- Del se një grumbuj librash nuk janë shkruar që dikush të mësojë diç prej tyre, por më shumë janë shkruar që njeriu të hetojë se shkruesi i tyre dinte aq shumë! (Goethe)
- Libri e shpalos botën e atij që e shkruan, kurse të tjerët mësojnë prej tij!
- Dhoma pa libra është sikurse trupi pa shpirt! (Ciceroni)
- Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon! (Jacob Grim)
- Është e kotë të lexosh një roman kur nuk din t'ia shpjegosh kuptimin!
- Unë zgjohem çdo mëngjes në nëntë dhe nxitoj të lexojë gazetën e mëngjesit. Pastaj shikoj tek nekrologjitë nëse është emri im, e pastaj zgjohem nga shtrati! (Benjamin Franklin)
- Kur botohet një libër i ri, unë lexoj një libër të vjetër! (Samuel Rogers)
- Sa më shumë të lexoni pa menduar, aq më tepër bindeni se dini shumë, por nëse mendoni duke lexuar, aq më qartë do e shihni se ende dini shumë pak! (Volteri)
- Librin mund ta krahasojmë me fqinjin, nëse është i mirë, nuk do të zgjasë shumë, e nëse është i dobët, nuk mund të heqësh dorë aq lehtë!
- Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën, kurse në dorën e majtë librin! (Sami Frashëri)
- Çdo njeri është libër, në qoftë se dinë ta lexosh! (Cening)
- Libri është i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët!
- Bota pa libra është botë e egërsirave!
- Librat të cilat gjithkush i admiron janë ato libra të cilat askush nuk i lexon! (Anatol Frans)
- Libri është i çmueshëm për ata që ia dinë vlerën librit!
- Librat pasojnë moralin, nuk i pason morali librat! (Theophile Gautier)
- Filmi nuk është libër. Nëse burimi material është libër, ju nuk mund të jeni tepër respektues ndaj librit. Gjithçka që ju i detyroheni librit është shpirti! (Graham Greene)
- Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, andaj kujdesu të shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndyn gjithë librin! (Sami Frashëri)
- Jeta është një libër i hapur, ku çdo ditë lexon nga një fletë!
- Mos pini asgjë pa e shikuar, e mos firmosni asgjë pa e lexuar! (Thënie spanjolle)
- Librat e historisë që nuk përmbajnë gënjeshtra, janë tërësisht budallenj! (Anatol Frans)
- Ose shkruaj diçka që ia vlen ta lexosh, ose bëjë diçka që ia vlen ta shkruash! (Benjamin Franklin)
- Artisti nuk ka kohë t'i dëgjojë kritikat. Ai që dëshiron të shkruajë nuk ka kohë t'i lexojë kritikat! (William Faulkner)
- Shpesh i shohim gjërat në kundërshtim me realitetin e tyre, ngase ne mjaftohemi vetëm me leximin e titullit! (Thënie amerikane)
- Kujdes kur të lexoni libra shëndeti, sepse mund të vdisni për një gabim shtypi! (Mark Tvain)
- Për suksesin e çdo njeriu me të vërtetë të madhe zakonisht ka meritë ndonjë libër i mirë! (Roy L. Smith)
- Çdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues! (Harry Truman)
- Dallim i madh është në mes të kureshtarit që dëshiron të lexojë librin dhe të lodhurit që e dëshiron librin sa për të lexuar diçka!
- Shitësi mesatar nuk lexon asnjë libër gjatë vitit, andaj ai gjithnjë mbetet shitës mesatar!
- Njeriu mëson përmes dy mënyrave: njëra është përmes leximit, kurse tjera është përmes shoqërimit me njerëz të mirë! (Will Rogers)
- Njeriu që nuk lexon libra nuk ka kurrfarë përparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë! (Mark Tuain)
- Leximi për mendjen është si gjimnastika për trupin!
- Lexo dhe bëhu i pasur! (Donald Trump)
- Gjithkah e kam kërkuar fatin, por nuk e kam gjetur askund, përpos në këndin e vogël me librin e vogël! (Thomas Kempis)
- Libri i mirë në kohën e mirë mund të ndryshojë jetën! (Burke Hedges)
- Në libra, njerëzit e mençur gjejnë ngushëllim nga vështirësitë që i sjell jeta! (Viktor Hugo)

Dërguar nga: Blerim Muhagjeri

Burimi:http://www.syri3.com 

aforizma per libra,thenie per librin,thenie per leximin,thenie filozofike per librin,libri thenie filozofike,thenie filozofike libri,libri thenie filozofike,thenie te mencura per librin,libri thenie te mencura

Related Posts: