SHPIRTI- poezi islame

SHPIRTI

Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë


Ah unë po ndahem, do të thotë një herë

Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë
Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë
Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë
Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë

Se unë e kam trupin tash të dërrmuar

Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar
Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni
Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni

Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia

Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia
Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë
Një melek i vjen, e do ta kuvendojë

Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë

Vallë si jetove ti në atë botë
Obligimet që duheshin vallë a i praktikove
Apo me gjynahe, jetën ti e cove

Ia falim namazin pasi e ngrejmë

Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm
Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë
Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë

Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni

Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni
Ku është dashuria, që më parë kishit
Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit

Babai im ku është, sa fort që më donte

Ku është dhe nëna që pa mua s'duronte
Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte
Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s'kishte

Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar

Me njerëz të mirë, rrija i nderuar
Në varrin e errët, ah ç'u futa unë
Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë

Asnjëri nga shokët si di hallet e mia

Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia
Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë
Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.