Lojtari i Bayern Munichut është goditur nga lëndimet në muajin e fundit dhe ka pasur dyshime për rolin që do të luajë në turneun që fillon pas disa ditësh.
Megjithatë, strategu gjerman është optimist se Schweini do të jetë në formën e duhur në Euro 2012.
Trajneri, ndërkaq, ka pranuar se mesfushori mund të mungojë në ndeshjen miqësore ndaj Izraelit.