“Cristiano ka luajtur gjithmonë në nivel të lartë për ne. Në fazat kualifikuese, ai na ndihmoi shumë, mirëpo ne akoma e mendojmë të njëjtën: ne nuk do të mbështetemi te asnjë lojtar për t’i zgjidhur të gjitha problemet”.
“Po mundohemi të bëjmë gjëra si ekip dhe do të jenë disa lojtarë që do të na ndihmojnë t’i zgjidhim problemet e caktuara, sikur në rastin e Cristianos falë talentit dhe dinamizmit të tij”, ka deklaruar Bento për AS.
Portugezët bëjnë gara në “grupin e vdekjes” së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.