Per Pejgamberin Muhamed a.s - poezi islame

Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.


Tek ti merrnin mesime

Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.


Kur arrite te dyzetat

Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi


Te ofruan ty pushetet

Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.


Me pas shume u torturove

Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.


Ne medine u vendose

Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove


Kurre nuk the se u lodha

Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove


Bere njerezit qe te njohin

Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.


I tregove mbare botes

Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.


Nuk ndertove grada?ela

As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove

Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove

Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut. 


poezi islame per Muhamedin a.s, poezi per profetin Muhamed a.s, poezi islame shqip, poezia islame, poezi te bukura islame, islami poezi, Muhamedi a.s poezi, poezi per Muhamedin a.s

Related Posts: