Muhammedi a.s. - poezi islame

Errësirë ishte kudo
Injorancë mbretëronte
Kishte humbur çdo arsye
Bota dritën e kërkonte.
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
Në Mekë, n'këtë vend të bekuar
U lind i dashuri i Perëndisë
Muhammedi i lavdëruar
Shpëtimtari i njerëzisë.
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
O Muhammed o i dërguar
Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë
Salavate duke t'kënduar
Falënderojmë Perëndinë
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
Ti je dritë që kurrë nuk fikesh
Flakadan-Udhëzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonë rritesh
N'ty gjejmë prehje përgjithmonë
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull për ne
Fjalët tua kurrë nuk zbehen
Deri sa t'ketë jetë mbi dhe.
(Allahumme sal-li ala Muhammed
Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
i a.s.

Related Posts: