Fjalitë e përbëra me bashkërenditje shtuese

• Fjalitë e përbëra me bashkërenditje shtuese. Pjesët përbërëse të këtyre fjalive të përbëra lidhen me anë të lidhëzave bashkërenditëse shtuese: e, dhe, edhe, as, si, jo vetëm… por edhe etj.

Një njeri hedh një gurë në lum dhe njëqind s’mund ta nxjerrin.


• Para lidhëzave shtuese të thjeshta e, edhe, as nuk vihet presje.


Shkojmë një herë në shtëpi dhe pastaj dalim.

• Para pjesës së dytë të lidhëzave të përsëritura dhe para pjesës së dytë të lidhëzave të dyfishta gjithmonë vihet presje.

Vajzat as nuk donin të hanin, as nuk donin të rrinin.

Related Posts: