• Pjesa e nënrenditur krahasore shërben për të krahasuar një veprim a një dukuri me një tjetër dhe tregon barazi ose pabarazi.
Sa punonte Mira, aq punonte dhe Vera.
• Kur krahasimi tregon barazi, pjesa e nënrenditur krahasore lidhet me kryesoren me lidhëzat nënrenditëse: sa, aq sa, të cilave në pjesën kryesore u përgjigjet ndajfolja aq.
• Kur krahasimi tregon pabarazi, pjesa e nënrenditur krahasore lidhet me kryesoren me anë të lidhëzave nënrenditëse krahasore: se, seç, nga sa, nga, të cilave në pjesën kryesore u përgjigjet një mbiemër ose një ndajfolje në shkallën krahasore.
• Pjesa e nënrenditur krahasore e barazisë që fillon me: sa, aq sa, qëndron zakonisht para kryesores:
Sa punonte, aq fitonte.
• Pjesa e nënrenditur krahasore e pabarazisë që fillon me: se, sesa, nga, nga se, qëndron pas kryesores: Kishte më shumë fjalë, se ç’kishte punë.
• Pjesa e nënrenditur krahasore e barazisë ndahet gjithmonë me presje nga kryesorja.
• Pjesa e nënrenditur krahasore e pabarazisë po të lidhet drejtpërdrejt me mbiemrin ose ndajfoljen në shkallën krahasore që ndodhet në pjesën kryesore, nuk ndahet me presje.
Home »
Gjuha Shqipe
» Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura krahasore