• Pjesët e nënrenditura rrethanore luajnë të njëjtin rol që luajnë rrethanorët në fjalinë e thjeshtë.
• Fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditura rrethanore janë: kohore, vendore, shkakore, rrjedhimore, sasiore, mënyrore, krahasore, qëllimore, kushtore dhe lejore.
• Pjesa e nënrenditur kohore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave: kur, tek, sa, si, që, derisa, gjersa, sa herë, pasi, sapo etj.
• Pjesa e nënrenditur kohore iu përgjigjet pyetjeve:
kur?, deri kur?, që kur?
Sapo doli mjeku nga spitali, erdhi një urgjencë.
• Pjesa e nënrenditur kohore zakonisht qëndron në krye të fjalisë së përbërë, pra pjesa e nërenditur në fillim dhe pjesa kryesore pas saj.
• Por, pjesa e nënrenditur kohore mund të qëndrojë edhe në mes, edhe në fund të pjesës.
• Kur pjesa e nënrenditur kohore qëndron para kryesores, ndahet me presje. Nuk vihet presje nëse pjesa e nënrenditur lidhet drejtpërdrejt me foljen e pjesës kryesore.
Home »
Gjuha Shqipe
» Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditura kohore