Buzëqeshja - poezi islame

Buzëqeshja është lëmoshë-sadaka,
Pejgamberi, alejhi selam, kështu urdhëroi e tha.

Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi,

dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti.

Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë,

pranoje, dhuroje, kudo që të shkosh.

Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar,

buzëqesh-nëse do të jesh i/e lumtur, i/e gëzuar…!