A janë taksat burim i vetëm i të ardhurave qeveritare?

Taksat, megjithëse burimi kryesor, nuk janë burimi i vetëm i të ardhurave qeveritare. 

 Qeveria mund të shpenzojë më shumë se të ardhurat e saj prej taksave, duke rezultuar me deficit buxhetor. 

Deficit buxhetor mund të mbulohet duke marrë hua. 

Huaja që merr qeveria mund të jetë hua e brendshme, dmth e marrë nga publiku i brendshëm, ose hua e jashtme, marrë nga subjekte të jashtme. 

Marrja e huave nga qeveria realizohet përmes lëshimit prej saj të letrave qeveritare me vlerë, si bono thesari, etj... të cilat kontribuojnë në rritjen e borxhit publik. 

Banka Qëndrore mund të emetojë para në këmbim të letrave qeveritare me vlerë. 

Këto para mund të përdoren për të mbuluar