Bianconerët janë tre pikë mbi pozitën e dytë ku pozicionohet Milani, me edhe katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.
“Nuk është paragjykim, por ne mund të flasim për Scudetton vetëm kur ta fitojmë atë matematikisht. Ne qartas jemi në një pozitë të privilegjuar, por nëse shikoni në atë se çfarë ndodhi këtë sezon në ligë, kuptoni se rreziku fshihet prapa çdo ndeshje”.
“Ndeshja kundër Novaras do të jetë e vështirë dhe ne duhet të japim më të mirën. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit”, ka thënë 37-vjeçari.