“Llorente luajti në një formë me të cilën nuk e kam parë kurrë më herët te ky klub. Për më tepër, kjo ishte ndeshja jonë më e këndshme, pasi ishte një lojë kolektive. Isha shumë i kënaqur për lojtarët e mi. I uroj ata dhe u them se ata e merituan këtë”.
“Këto ndeshje u japin lojtarëve një shije të madhe të përgjegjësisë pasi ata dëshirojnë t’i bëjnë tifozët të lumtur dhe kanë frikë mos i zhgënjejnë ata. Andaj ne të gjithë jemi të lehtësuar që kemi shkuar më tej”, ka thënë Bielsa.