- Era e ngrohtë e thellësive – Skenar sipas sinopsit të përgatitur nga Vladimir Prifti mbi bazën e tregimit tim “Minatori plak.” Filmi i parë artistik i Televizionit Shqiptar realizuar me regji të Vladimir Priftit.
- Kush vdes në këmbë – Skenar për fil artistik për jetën dhe veprën e Petro Nini Luarasit. Sinopsi prej Vladimir Priftit. U realizua nga Kinostudioja Shqipëria e Re, regjia Vladimir Prifti.
- Tre vete kapërcejnë malin – Skenar për film artistik N. Prifti dhe Valter File, sipas tregimit tim me të njëjtin titull. Film i Kinostudios Shqipëria e Re, u realizua nga regjisori Besim Kurti.
- Tre vete kapërcejnë malin - Film artistik sipas tregimit me të njëjtin titull, realizuar në Prishtinë. Regjisor Besim Sahatçiu, skenarist Skender Blaka.
- Fejesa e Blertës - Kinokomedi muzikore e frymëzuar nga komedia “Dasmë pa nuse.” Skenari Roland Gjoza, Naum Prifti dhe I Zhabjaku. Redaktor Nexhati Tafa, i cili në fakt kreu punën më të madhe për skenarin. Me që I. Zhabjaku pati atak kardiak, regjisurën e vazhdoi Besim Kurti. Kompozitor Avni Mula. 1984.
- Zani-Partizani – Drama u vu në skenë nga Teatri “A. Moisiu” i Durrësit, me regji të Vangjel Hebës. U realizua film televiziv (teledramë) nga Teatri i Durrësit në bashkëpunim me RTVSh.
SKENARË TË FILMAVE VIZATIMORË
- Pika e Ujit - Skenar filmi vizatimor. Regjisor dhe piktor Vlash Droboniku. 1976. Fitoi çmimin e parë në Festivalin II të Filmit shqiptar, 1977.
- Arushi hap tokë të re - Skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shq. e Re. 1979.
- Ketri ndihmon shokun - Skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shq. e Re. 1985.
- Bishti - Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shq. e Re. 1982.
- Zogu dhe hija e tij - Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shq. e Re. 1991.
Shënim:
Me subjekt nga tregimi ‘Njeriu që ndiqte kuajt’ Kiço Blushi shkroi skenarin e filmit “Pylli i Lirisë,” regjisor Gëzim Erebara.
Bazuar te tregimi “Litar i zjarrtë” u realizua filmi artistik “Tokë e përgjakur” nga regjisorët Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muça. Skenari nga .......................
Rikard Ljarja përdori tregimin tim “Mjeku i lokalitetit” për skenarin dhe filmin e tij, pa e përmendur apo cituar burimin.
Themistokli Gërmenji - Jeta dhe vepra e Rilindasit të shquar Themistokli Germenji. Shpallja e Republikë së Korçës për ta shpëtuar nga aneksimi grek. Skenari u aprovua nga Kinostudioja. Sipas ligjit mora paradhënien që më përkiste. Filmi nuk u realizua për shkak se regjisor Piro Milkani, i piketuar nga këshilli artistik, ishte i okupuar me skenarin e Anisa Markarjanit. Besim Kurti u tregua i gatshëm ta merrte përsipër, por Këshilli artistik i Kinostudios hezitoi t’ia besonte regjisurën. .





