Shekspiri - Antoni dhe Kleopatra



Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por, ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve, prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia. Për sfondin historik, subjektin dhe detajet intime të lidhjes ndërmjet gjënëral SmaK^nromT^ll^nDreTërësM shfrytëzoi veprën Jetët, të historianit romak, Plutarkut. Dhe, në të vërtetë, përshkrimi i Kleopatrës në anijen e saj, i prezantuar nga personazhi Enobarbi (Akti II, Skena II) është një përkthim pothuajse i fjalëpërfjalshëm i një pasazhi të Plutarkut.
Autori:
Shekspiri
Titulli:
Antoni dhe Kleopatra
Përkthyesi:
Alqi Kristo
Gjinia:
Tragjedi
Çmimi:
800 Lekë
Nr. faqesh:
254
ISBN:
978-99943-42-36-5



Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por, ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve, prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia. Për sfondin historik, subjektin dhe detajet intime të lidhjes ndërmjet gjënëral SmaK^nromT^ll^nDreTërësM
shfrytëzoi veprën Jetët, të historianit romak, Plutarkut. Dhe, në të vërtetë, përshkrimi i Kleopatrës në anijen e saj, i prezantuar nga personazhi Enobarbi (Akti II, Skena II) është një përkthim pothuajse i fjalëpërfjalshëm i një pasazhi të Plutarkut.
Me Antonin, Kleopatrën dhe Cezarin, Shekspiri paraqet karaktere rhë të komplikuara se ato jetësore, dhe tri figura që mbajnë statusin "tokësor" si sundues të botës dhe të instrumenteve të fatit të saj. Antoni dhe Kleopatra është një dramë komplekse me alternime të shpejta ndërmjet pallatit të Kleopatrës në Aleksandri, Egjipt dhe atdheut të Antonit në Romë, së bashku me sekuencat e dy fushave kryesore të betejës. Tragjedia përmban trembëdhjetë skena në Aktin III dhe pesëmbëdhjetë në Aktin IV. Ndërkohë cjë disa kritik,ë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë, ankoheshin për strukturën joelegante të dramës, interpretime të kohëve të fundit kanë treguar që kjo lëvizje e menjëhershme në mes të tragjedisë, krijon tension dramatik dhe thekson përmasat universale të asaj që po ndodh në skenë.
Antoni dhe Kleopatra dallohet si një nga pjesët më poetike të Shekspirit. Është e njohur për përshkrimet evokative dhe hiperbolat brilante. Por, gjithashtu, është vlerësuar si një dramë e vështirë për mënyrën se si paraqet pasigurinë dhe kontradiktat e jetës, pa siguruar përgjigje të qarta apo të përshtatshme për to. Dy dashnorët e paraqitur në dramë mund të jenë drejtues të njerëzve, por ata janë, në fund të fundit, thjesht qenie njerëzore e sigurisht të papërsosura dhe të jo të përjetshme. Ne si qenie njerëzore jemi të vdekshëm si ata; shumë prej nesh vënë re ndjenjat e tyre të forta të xhelozisë, dashurisë, turpit dhe pasigurisë. Pavarësisht nga madhështia e tyre historike dhe falë portretizimit të ndjeshëm prej Shekspirit, Antoni dhe Kleopatra janë as më shumë, as më pak të jashtëzakonshëm nga ç 'jemi ne.