Home »
» N. A. Kun-Mitologjia Greke
|
| Mitologjia greke përbën një ndër fushat më të hulumtuara nga mendja njerëzore. Ajo i ka shërbyer si lëndë e parë e si objekt vëmendjeje kërkimit historik, hulumtimeve estetike, studimit të filozofisë, spekulimeve teologjike të të gjitha nuancave. |
Kur përfundojmë së lexuari këtë përmbledhje pak a shumë të plotë të miteve të lashta greke, nuk mund të mos ndiejmë në thellësi të shpirtit një hidhërim të thellë. Ndoshta janë të shumtë ata që kanë pritur të gjejnë disa gojëdhëna emocionuese dhe mendjedëfryese dhe befasisht janë ndeshur me disa alegori, të cilat janë aq të hidhura në vërtetësinë e mesazheve të tyre. Mitologjia është një shkurtore e historisë njerëzore, madhështore në rrokjen që i bën thelbit të jetës shoqërore, i cili është përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve dhe kushteve të jetës, humanizimi i tyre i pandërprerë. |