Home »
» Kolec Topalli - Fonetika historike e gjuhës shqipe
|
| Fonetika historike e gjuhës shqipe është një vepër monografike me karakter sintetizues, ku janë paraqitur rezultatet më të qëndrueshme të kësaj disipline shkencore, të arritura me përpjekjet e përbashkëta të gjuhëtarëve nga shumë vende te botës, duke filluar në gjysmën e shekullit XIX e deri në ditët tona. |
Fonetika historike e gjuhës shqipe është një vepër monografike me karakter sintetizues, ku janë paraqitur rezultatet më të qëndrueshme të kësaj disipline shkencore, të arritura me përpjekjet e përbashkëta të gjuhëtarëve nga shumë vende te botës, duke filluar në gjysmën e shekullit XIX e deri në ditët tona. Në të janë përfshirë edhe kontributet e autorit në këtë fushë, që përfshijnë një periudhë kohore prej më shumë se 35 vjet punë e studime të vazhdueshme. Vepra u drejtohet në radhë të parë shkencëtarëve albanologë, sidomos historianëve të gjuhës shqipe. Por ajo mund t'u shërbejë edhe studentëve universitarë e pasuniversitarë, specialistëve të rinj të kësaj fushe, si edhe një publiku më të gjerë, që është i interesuar të njohë rezultatet më të rëndësishme të kësaj shkence. |
|