Giorgio Graffi - Sintaksa



Libri "Sintaksa" i gjuhëtarit të shquar italian, Giorgio Graffi është një nga librat bazë që përdoret si literaturë e domosdoshme në çdo degë filologjike në universitetet europiane. Pa dyshim që studimet për sintaksën e shqipes, të përfaqësuara nga emra të njohur si M. Domi, S. Floqi, R. Përnaska erj., janë një bazë e mirë për çdo student a studiues. Por vepra e Graffi-t i sheh dukuritë në një këndvështrim të ri, jo vetëm në italianistikë, por edhe në planin e përgjithshëm teorik, sidomos në raport me përvetësimin e drejtimeve e korrenteve të reja gjenerativiste e më tej.
Autori:
Giorgio Graffi
Titulli:
Sintaksa
Përkthyesi:
Blerta Topalli
Gjinia:
Gjuhësi
Çmimi:
1100 Lekë
Nr. faqesh:
492
ISBN:
99943-46-45-5





Libri "Sintaksa" i gjuhëtarit të shquar italian, Giorgio Graffi është një nga librat bazë që përdoret si literaturë e domosdoshme në çdo degë filologjike në universitetet europiane. Pa dyshim që studimet për sintaksën e shqipes, të përfaqësuara nga emra të njohur si M. Domi, S. Floqi, R. Përnaska erj., janë një bazë e mirë për çdo student a studiues. Por vepra e Graffi-t i sheh dukuritë në një këndvështrim të ri, jo vetëm në italianistikë, por edhe në planin e përgjithshëm teorik, sidomos në raport me përvetësimin e drejtimeve e korrenteve të reja gjenerativiste e më tej.
Në përkthimin shqip është ndërhyrë shpesh me vërejrje filologjike nga përkthyesi dhe redaktorët, që e pasurojnë përkthimin edhe nga ana didaktike: në planin krahasues, për të ballafaquar funksionimin e dukurive edhe për gjuhën tonë mes shembujve përkatës; për të vënë në pah ndryshimin e terminologjisë së përdorur në studimet tona sintaksore ose për të shpjeguar më tej koncepte të reja në gjuhën tonë. Kësaj qartësie dhe procedure "didaktike" në aspektet teknike i korrespondon, tek vëllimi i Graffi-t, një kthjelltësi e admirueshme që arrin të " vërë përposh" kompleksitetin dhe vështirësinë e materialit.
PËRMBAJTJA: I. Fusha dhe pikësynimet e sintaksës; ILSintaksa e thjeshtë I: pjesët e ligjëratës; III. Sintaksa e thjeshtë II: përbërësit; IV. Sintaksa e thjeshtë III: fjalitë; V. Sintaksa dhe leksiku; VI. Projektimet e kategorive leksikore dhe struktura e tyre; VII. Struktura e fjalisë; VIII. Dukuritë e zhvendosjes; IX. Teoria e drejtimit; X. Teoria e lidhjes; XI. Përfundim: disa zhvillime të kohëve tëfundit të teorisë së sintaksës.
Giorgio Graffi ka studiuar dhe është marrë me kërkime pranë Institutit të Gjuhësisë së Përgjithshme në Uni versitetin e Amsterdamit dhe në departamentin e Gjuhësisë në Massachusetts Institute of Technology. Ka dhënë lëndë të ndryshme në Universitetet e Pavias, Udines e Veronës. Përmendim disa vepra të tij: Struktura, Forma dhe thelbi te Hjelmslev (1974), Sintaksa midis viteve '800 dhe '900 (1991), dhe ka përgatitur në bashkëpunim me Luigi Rizzi, Antologjinë Sintaksa gjenerative transformative (1979).