24 vjeçari ka qenë jashtë aksionit që nga 18 shkurti për shkak të një problemi në kofshë, por së fundmi ka vazhduar stërvitjet me ekipin dhe është i gatshëm për lojë.
Di Maria nuk pritet që të luajë nga fillimi ndaj Osasunës, por besohet se atij do t’i jipet mundësia që të luajë disa minuta për të kthyer ritmin.





