Antonini: Ishim më të mirë se Barca

Mbrojtësi i Milanit, Luca Antonini, ka deklaruar se është i bindur se Rossonerët do të kualifikohen në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe se nuk do ta kenë problem në Camp Nou.
“Mendoj se ishte ndeshje e çuditshme, pasi të dyja palët kanë pasur raste të mira shënimi. Mendoj se rastet tona ishin më të volitshme se të tyre”.

“Ne jemi përgatitur mirë për atë ndeshje, e kemi ditur se si duhet t’i ndalim. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, treguam se gjendja jonë fizike është e mirë. Do të na kthehen disa lojtarë nga lëndimet dhe ne vetëm sa mund të përmirësohemi për ndeshjen kthyese”, është shprehur Antonini pas barazimit pa gola ndaj Barcelonës.

Related Posts: