Zgjidhja ekonomike e Romës nuk i zgjidh problemet politike

Nga Mark Gilbert (Foreign Affairs)


 

Mario Monti dhe kriza italiane

 

Monti-411

Kryeministri italian Mario Monti u rikthye në vend pas një vizite të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fitoi lëvdata nga presidenti Obama për reformat e përshpejtuara ekonomike që kreu, që në momentin kur zëvendësoi Berluskonin, i cili u largua nga posti muajin nëntor të vitit 2011. Miratimi i Obamës u prit me duartrokitje nga të dyja anët e Atlantikut për shkurtimet buxhetore, rritjen e taksave dhe masat e marra. Kryeministri Monti rizgjoi shpresën për tregun financiar global. Situata e vështirë e Italisë është politike, jo ekonomike. Po të mos ndryshonte kultura politike e Romës, ndryshimet që qeveria Monti solli për Italinë (një vetëpërmbajtje më e madhe dhe një dozë e mjaftueshme liberalizimi) zor se mund të rezistonte. 
Monti, një akademik dhe ish komisioner i Bashkimit Evropian po drejton një qeveri të bashkuar. Ai shumë shpejt e bindi parlamentin Italian të votonte paketën e rritjes së taksave, reformën e pensioneve dhe shkurtoi shpenzimet që ai vetë i quajti dekreti i shpëtimit të Italisë. Monti ka treguar që nuk do të tolerojë më gjatë evazionin e shfrenuar të  taksave. Monti propozoi një dekret tjetër për të zhbllokuar sektorin e shërbimeve dhe për të  injektuar konkurrencën në ekonomi. 
Ka mundësi që Roma të dështojë në ndryshimet strukturore të nevojshme për të konsoliduar punën e Montit. 
Përpjekjet e Montit po shpërblehen. Vetëm brenda 3 muajsh, për shembull, të ardhurat nga thesari i Italisë kanë rënë në 5.6%. Duket se gjendja është optimiste. 
Por problemi është nëse do të zgjasin ende reformat e Montit. Reformat janë zbatuar nën kërcënimin e mjerimit ekonomik në vend dhe në eurozonë – një kërcënim kaq i llahtarshëm, saqë përkohësisht i bashkoi partikë politike të rrëmbyera disi, në Itali. Por me kërcënimin që u eliminua dhe me Montin jashtë zgjedhjeve më 2013, mbetet mundësia që Roma të mos i realizojë dot ndryshimet strukturore të nevojshme për konsolidimin e punës së Montit.
Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se përpjekja e Montit për të zbatuar disiplinën fiskale është një përgjegjësi, që partitë politike italiane e kanë shmangur përgjithësisht në këto 20 vitet e fundit. Problemet e Italisë nisën pas Luftës së Ftohtë, kur ndarja ideologjike mes komunistëve (PCI) dhe Demokracia Kristiane (DC) dominuan në politikën e vendit. 
Më 1980, kur Partia Socialiste (PSI) nisi të fitonte pushtet dhe konkurroi me DC për të blerë vota, shpërthyen shpenzimet publike.  Në vitet 1980-1994 borxhi i Italisë si një pjesë e GDP u dyfishua, shkoi në 120%. Korrupsioni politik dhe marrëveshja e fshehtë me mafian, u bë tipike për këtë vend. 
Në prill 1992, në zgjedhjet e para të Italisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, publiku Italian u rebelua kundër një keqqeverisjeje të tillë. Partia popullore Lega Nord (Liga e Veriut) mori miliona vota nga DC dhe PSI. Të lëkundur prej rezultateve të zgjedhjeve, liderët e këtyre partive më pas u përballën me një seri hetimesh për korrupsion, që më vonë diskretituan elitën politike. Ish kryeministri dhe lideri i PSI, Bettino Craxi u arratis për në Tunizi. 
Masat që po paraqet Monti tashmë duheshin zbatuar gjatë kësaj periudhe të rilindjes politike – veçanërisht, sepse Italia ishte angazhuar të bashkohej me eurozonën, që bënte thirrje për përgjegjshmëri fiskale të rrepta dhe për liberalizim ekonomik.  Veç shmangies së hapave të nevojshme për të modernizuar ekonominë italiane, klasa politike në vend dështoi të modernizojë institucionet kulturore. 
Edhe pse politikanë të rinj, i lartpërmenduri Berluskoni u shfaq në fillim të krizës së vitit 1992 dhe megjithëse të mbijetuarit e sistemit të vjetër rimodeluan identitetet e tyre, tipari dominues i politikës në Itali nuk ka ndryshuar. 
Korrupsioni është ende i pranishëm, institucionet parlamentare janë ende të ngadalta dhe të pamjaftueshme dhe ligjet elektorale duhet të mbrojnë ata që janë në detyrë. 
Më e keqja nga të gjitha është që liderët vetë mbeten mbi ligjin; Silvio Berluskoni është thjesht një rast i njohur i një politikani me probleme me  drejtësinë. 
Ndërkaq, që nga viti 1990, sistemi partiak nuk është stabilizuar ende. Koalicioni i drejtuar nga Berluskoni në vitet 2001-2006 dhe 2008-2011, është gjymtuar prej konflikteve të vazhdueshme mes partive që i përbëjnë ato. 
Për të fituar zgjedhjet, sidoqoftë, Berluskoni duhet jo vetëm të mbrojë Ligën e Veriut, por gjithashtu të mbështesë Polin e Tretë, një aleancë me partitë katolike qendrore, për të patur ndonjë shans më tepër për triumf. Por liderët e Polit të Tretë i kanë ndërprerë lidhjet me Berluskonin dhe nuk kanë për ta përkrahur Ligën, që ata e quajnë raciste dhe jo patriote. E majta e qendrës gjithashtu mbetet në gjendje të keqe. Numri më i madh i këtij blloku, Partia Demokratike (PD) është një parti thellësisht e përçarë nga bashkimi me të majtën e DC me maxhorancën e moderuar të PCI. PD gëzon 25-30% mbështetje në zgjedhje, por për të përmbushur nevojat duhet një marrëveshje me Polin e Tretë, partia e vlerave italiane e drejtuar nga ish prokurori Antonio Di Pietro dhe i lëvizjes së majtë të lirisë ekologjike, shumica e liderëve janë me të majtën radikale dhe antiglobaliste – një forcë që ka minuar qeveritë e mëparshme të qendrës së majtë.  
Tashmë, Monti është në pushtet jo vetëm sepse presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano e detyroi PdL, PD dhe Polin e Tretë për të arritur një “armëpushim” para se Italia të bjerë në humnerë. Këto parti i japin Montit një mazhorancë të madhe në numër por jo entuziaste në parlament. Qeveria e Montit do të jetojë deri në zgjedhjet e ardhshme, në pranverën e vitit 2013 dhe nëse kriza financiare ulet deri në një pikë që mund ta çojë politika, mund të bjerë edhe më shpejt 
Por Monti ka ende shumë për të bërë. Monti duhet të përmirësojë sistemin legal bizantin në vend. Problemi i vërtetë me të cilin po përballet Italia nuk është nëse “Super Mario” mund ta shpëtojë Italinë, por nëse mund të vazhdojë punën qeverisja jo-teknokratike. Teknokratët nuk mund të qeverisin përgjithnjë; sipas një sondazhi të bërë së fundmi, 90% e votuesve italianë shprehin zhgënjim për partitë ekzistuese politike. Tani për tani, Monti është mundësia e vetme. Nëse qeveria e tij mund të sjellë më shumë zhvillim dhe marrje në punë, pasardhësit e tij mund të përshtatin politikat e tij. Nëse ai ngec, mosfunksionimi politik i Italisë – po ashtu edhe mosfunksionimi ekonomik – ka shumë të ngjarë të thellohet edhe më shumë.


Përktheu Rudina Dahri