Van Basten trajner i Heerenveenit

Legjenda holandeze, Marco van Basten, do të marrë drejtimin e Heerenveenit në fund të sezonit aktual.
Trajneri i tanishëm, Ron Jans, ka deklaruar se do të tërhiqet nga ky post porsa t’i skadojë kontrata, ndërsa Voetbal International njofton se ish-sulmuesi i Milanit do ta marrë drejtimin e klubit holandez.

Caktimi i Van Bastenit ka ardhur si befasi, pasi është pritur që trajneri i FC Zwolle, Art Langeler, të angazhohet si trajner i Heerenveenit, ndërsa është përmendur edhe emri i ish-trajnerit të Holandës dhe Bayern Munihut, Louis van Gaal.