Alexandre Pato, Kevin-Prince Boateng dhe Alessandro Nesta janë kthyer në stërvitje.
Pato u lëndua në takimin ndaj Novaras në Kupë në muajin janar, Boateng lëndoi muskulin në derbin ndaj Interit, ndërsa Nesta u lëndua në stërvitje para takimit ndaj Napolit.
Sidoqoftë, Milani ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se të tre lojtarët i kanë kaluar problemet e tyre dhe do të jenë në dispozicion në takimin e të mërkurës në San Siro.





