Tevez: Mancini më trajtoi si qen

Carlos Tevez e ka akuzuar trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini, se e ka trajtuar “si qen” gjatë takimit të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut në muajin shtator.
“Isha pak pa disponim dhe kur e inkuadroi De Jongun dhe e nxori Dzekon, ndërsa ne humbnim 2-0, mendova se ishte një zëvendësim defensiv, prandaj vendosa të qëndroj në stol”, ka thënë Tevez për Fox Sports Latin America.

Ai ka shpjeguar se teksa Dzeko largohej ai fliste boshnjakisht, ndërsa Mancini e shante në italisht dhe se trajneri nuk e kishte parë Tevezin teksa ishte ulur.

“Unë shkova dhe u ula dhe ai nuk më pa, sepse po diskutonte (me Dzekon). Mirëpo, më pas u kthye dhe më pa mua dhe mund ta imagjinoni çfarë ndodhi. Ai ishte në mes të një zënke, dhe më tha mua të vazhdoj të nxehem dhe më trajtoi si një qen”.

“Pastaj më foli me atë ton të zërit dhe unë i thash: ‘Jo nuk dal’”, ka treguar Tevez, duke shtuar se Mancini më pas e kishte ofenduar shumë.

Sidoqoftë, argjentinasi ka thënë se do ta veshë sërish fanellën e Cityt dhe do të mundohet të rikthejë zemrat e tifozëve.

Related Posts: