Lippi: Anulimet nuk do të ndikojnë te Juve

Ish-trajneri i Juventusit, Marcello Lippi, mendon se takimet e shtyra ndaj Parmës dhe Bolognas, nuk do të ndikojnë në rrjedhën e suksesshme të Bainconerëve në garën për titull.
Zonja e Vjetër gjendet pas Milanit në tabelë me dy pikë më pak, mirëpo ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

“Nuk mendoj se do të ndikojnë në rrugën e tyre. Nëse skuadra do të kishte ndryshime të tilla në fillim të sezonit, ndoshta do t’i kishte shqetësuar”.

“Por tash skuadra është zhvilluar dhe është e vetëdijshme për fuqinë e vet”, ka thënë Lippi për La Stampa.