Sheva po ashtu beson se kjo mund të jetë nata e Alexandre Patos për të ritreguar formën e tij më të mirë.
“Kundër Juventusit gjithmonë është një ndeshje shumë e pritshme, por Milani gjithmonë ka qenë i aftë të bëjë paraqitje të shkëlqyeshme kundër Juventusit”.
“Në ndeshje si kjo e të shtunës më e rëndësishme është ekipi dhe grupi se sa individët. Shpirti i Milanit në këto sfida gjithmonë ka qenë në kulm”.
“Për Paton ky mund të jetë momenti i tij, nëse ai do të luajë, jam i sigurt se do ta bëjë diferencën”, ka thënë ukrainasi.





