Mbrojtësi i Milanit shihet si një prej mbrojtësve më të mirë të qendrës në botë. Dhe burime nga Italia thonë se Reali planifikon të ofrojë para si edhe lojtarë për të bindur Milanin të heqë dorë nga braziliani.
Reali mendohet se do të ofrojë 25 milionë euro plus shërbimet e Sami Khedira dhe të Lassana Diarra në shkëmbim të shërbimeve të Thiago Silva në fund të këtij sezoni.





