Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Barcelona kaloi në epërsi të hershme përmes Cesc Fabregas në ndeshjen e kthimit, por ata nuk arritën të zgjidhin dilemën e fituesit deri në minutën e 81-të, kur Xavi shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.
“Ne të gjithë e dimë se Valencia është një skuadër e shkëlqeyshme dhe ata e bënë të vështirë lojën për ne. Megjithatë ne e kontrolluam ndeshjen dhe arritëm të shënojmë golin tonë të dytë”, ka thënë ish-mesfushori i Udineses.





