“Nuk di asgjë për punën si menaxher i Anglisë. Unë as që e kam menduar këtë. Unë kam ndeshje të madhe të shtunën me Tottenhamin. Tottenhami është në fokusin tim”, theksoi Redknapp.
Capello u largua nga posti i menaxherit të Anglisë pas polemikave të fundit me Federatën Angleze të Futbollit (FA), teksa Redknapp që një kohë të gjatë shihet si favorit për këtë post.