“Këtu te Interi gjithçka ishte fantastike që nga dita e parë. Është e mrekullueshme të shohësh këtë klub me aq shumë trofe të fituar, sidomos kur dikush si unë kam përjetuar disa prej suksesve të klubit.
“Nëse duhet të zgjedh një moment të veçantë si momentin më të mirë timin te Interi, atëherë është Scudetto e fituar në fushë kur Juventusi ishte në Serie B. Për të gjithë njerëzit që kanë vuajtur që një kohë të gjatë, për dikë si unë i cili kam përfunduar shpesh me klubet e mia prapa Juventusit, ajo ditë ishte e pa harrueshme”, potencoi Crespo.