Saha arrin në White Hart Lane si zëvendësim për Roman Pavlyuchenko i cili është lejuar të largohet drejt Lokomotiv Moskës.
“Është një marrëveshje e përhershme, e dini nuk është një kontratë e gjatë, por më pëlqen Louis Saha, gjithmonë e kam vlerësuar atë shumë”.
“Mendoj se ai është një lojtar fantastik, bën lëvizje të mira, mund të shënojë gola dhe mendoj se ai ka nevojë për një ndryshim”.
“Ai ia ka dalë shumë mirë te Everton, por ai do të jetë pa kontratë në fund të vitit, andaj David e lejoi atë të largohet”, ka thënë Redknapp.





