Lakers shkatërrojnë Bobcats

Kobe Bryant ka shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes, derisa Los Angeles Lakers kanë pasur një punë të lehtë ndaj Charlotte Bobcats duke fituar me rezultat 106-73.
Bryant, shënuesi më i mirë i NBA-së, shënoi 18 pikë në çerekun e parë dhe shënoi pikët më të larta të ndeshjes (24) në pjesën e parë kur Lakers krijuan një avantazh të madh ndaj ekipit më të keq në NBA, Bobcats (tre fitore dhe 19 humbje).

Pas punës së kryer, Bryant qëndroi i ulur gjatë çerekut të katërt. Andrew Bynum shënoi 20 pikë dhe 11 kërcime për Lakers, që shënuan fitoren e 13-të të sezonit (9 humbje).