Ishte Ramos ai që realizoi golin e vetëm të takimit, ndërsa përkundër faktit se fitorja nuk ishte aq impresive, mbrojtësi spanjoll lëvdon mënyrën se si i fitojnë ndeshjet madrilenët.
“Loja ekipore është ajo që pastron rrugën drejt titujve. Ishte ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari që gjithmonë krijon vështirësi, por ne ia kemi dalë pa ndonjë problem dhe me një mënyrë shumë profesionale. Synimi është ta rrisim edhe më shumë distancën me Barcelonën”, tha Ramos.