Ozil ka kaluar nëpër formë të shkëlqyer, por në disa momente është kritikuar për dështim në sfidat ndaj Barcelonës. Së fundmi ai dëshmoi të kundërtën dhe turko-gjermani është i lumtur për këtë.
“Ky është ekipi numër 1. në Spanjë. Ju kritikoheni shpejt kur luani për Real Madridin. Unë kam mësuar nga kjo dhe jam bërë më i fortë”, theksoi Ozil.