“Sigurisht, nuk jemi të kënaqur me ndeshjen kundër Osasunas, por liga nuk është humbur ende. Ne duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se është e komplikuar, por nuk do të dorëzohemi, dhe do të luftojmë deri në fund”.
Kapiteni i Barcës po ashtu është i qartë në një gjë: skuadra nuk do të dorëzohet në ligë, por nuk do ta injorojë as fokusin në dy garat tjera të mëdha.
“Ne do të luftojmë në të gjitha tre garat dhe kush mendon ndryshe, gabohet”, ka thënë Puyol.





