Kapiteni Robin van Persie shënoi dy herë, që të dyja nga pika e bardhë, derisa Topçinjtë u rikthyen nga disvantazhi 2-0 në pjesë të parë, për të fituar 3-2 në fund të takimit dhe për të kaluar në rundin e pestë të Kupës.
“Gjithmonë kam qenë shumë i impresionuar pasi jam ndjerë kështu kur kam dalë nga një periudhë e keqe siç jemi ne tash, dhe kur ju jeni 2-0 në disavantazh, juve mund t’ju vijë keq për veten ose ju mund të tregoni se keni kualitete mentale për të luajtur për këtë klub”.
“Isha shumë krenar që ekipi doli duke luajtur në të gjitha cilindrat dhe tregoi se ata nuk janë të gatshëm të dorëzohen”, ka thënë Wenger.





