Ky i fundit do të jetë katër javë jashtë fushe për shkak të një lëndimi në gju, por portugezi mendon se Blutë kanë mjaft lojtarë në dispozicion.
“Ne kemi mjaft numra për t’ia dalë. Nëse ne e fusim Florent (Malouda) në opsionet e mesfushës atëherë ne kemi gjashtë lojtarë pa Ramires. Kjo është e mjaftueshme”, ka thënë Villas-Boas.





