Watzke: Sahin nuk është adaptuar te Reali

Drejtori i Borussia Dortmundit, Hans Joachim Watzke, ka pranuar se mesfushori Nuri Sahin nuk është adaptuar ende te Real Madridi, pas largimit nga Bundesliga.
“Tendenca për të shkuar te Bayerni nuk ka qenë këto dy vitet e fundit. Ne e kemi parë këtë me rinovimin e Mats Hummels. Lojtarët e dinë se ne jemi klub ambiciozë dhe se secili lojtar respektohet”.

“Me ne, secili lojtar është plotësisht i integruar me fuqitë dhe dobësitë e tij. Ju mund të shihni Nuri Sahinin, se çfarë ishte në gjendje të bënte te ambienti i duhur. Tek Real Madridi ai po e ka shumë më të vështirë”, potencoi Watzke.