Galliani: Interi shumë i fortë

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar para derbit të Madonninës ndaj Interit se Nerazzurët janë shumë të fortë dhe se sfida është e pa parashikueshme.
“Të dielën ne do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një ekipi shumë të fortë”.

“Interi ka ekip të mirë dhe do të jetë në top vendet e para në fund të sezonit”, tha Galliani për Milan Channel.