Villas Boas aludon për Hulk

Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, ka aluduar se ai ka tentuar të transferojë asin e Portos, Hulk, por ka dështuar në tratativat për shkak të kërkesave të klubit portugez prej 100 milionë eurosh.
“Sa u përket sulmuesve, ne kemi shikuar opsionet, por problemi është që ka klube që kërkojnë shumë para dhe nuk po ka shumë para përreth, në shoqërinë e ditëve të sotme dhe në klubet futbollistike”.

“Ne duhet të kemi përgjegjësinë për të bërë një treg lojal, me gjykime të drejta dhe me blerje të duhura, pa cënuar integritetin e tregut të transferimeve”, aludoi Villas Boas.