Ferguson: Liverpooli, rivali më i madh

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se Liverpooli tani për tani është rivali më i madh për Djajtë, deklaratë që vjen para superderbit që zhvillohet sot në ora 13:45 në Anfield.
“Për momentin rivali jonë më i madh është Liverpooli. Por, duhet të dini se edhe City është bërë më i rrezikshëm se kurrë dhe tani mendoj se kemi konkurrencë nga të gjitha anët”.

“Nëse ktheni kohën dhe shikoni Superkupën e Anglisë, atëherë do të shihni se ishe sikuse finale e Ligës së Kampionëve për shkak të shpejtësisë së lojës. Por, interesimi për ndeshjet ndaj Cityt dhe ndaj Liverpoolit nuk është paralel”, tha Ferguson.