Toni: Te Bayerni do të luaja pa pagesë

Sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, ka deklaruar se është i gatshëm që të luajë për Bayern Munichun pa pagesë.
Italiani nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë edicion për Zonjën e Vjetër, ndërsa spekulohet se ai mund të shkojë drejt ekipit nga MLS, Montreal Impact. Ndërsa vet lojtari është shprehur i gatshëm që të kthehet në Allianz Arena.

“Për Bayernin do të luaja pa para”, ka thënë 34-vjeçari për Bild.

Toni gjendet aktualisht në Munih për të vizituar miqtë e vjetër, ndërsa ka thënë se akoma ka raporte të mira me shefin e Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Sulmuesi italian qëndroi në Allianz Arena gjatë viteve 2007-2010, ndërsa në 60 paraqitje ka shënuar 38 gola për bavarezët.

Related Posts: