Sneijder nuk largohet në janar

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka përsëritur se nuk do të largohet nga Meazza gjatë këtij afati kalimtar.
Vazhdimisht po spekulohet se holandezi do t’i bashkohet Manchester Unitedit, mirëpo ai ka mohuar diçka të tillë.

I pyetur nëse do të nënshkruajë për Djajtë e Kuq para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Sneijder është përgjigjur: “Edhe sa ka mbetur? Një javë? Do të qëndroj këtu”.

Edhe presidenti Massimo Moratti e ka bërë të qartë se mesfushori kreativ nuk largohet: “Askush nuk ka menduar asnjëherë ndryshe”.