Nerazzurët kanë tentuar që ‘ta vjedhin’ argjentinasin para rivalit të qytetit dhe tashmë kanë filluar bisedimet me Manchester Cityn për të.
Derisa thuhet se klubi i Morattit është në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje me ‘pasanikët’, vjen lajmi se vetë lojtari nuk dëshiron ta veshë fanellën zikaltër.
Sipas Sportmediaset, drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, gjatë të martës ka biseduar me agjentin e Tevez, porse ka marrë përgjigje negative.
“Carlos më ka thënë se dëshiron të luajë vetëm krahas Zlatan Ibrahimovicit te Milani”, citohet të ketë thënë Kia Joorabchian.





