Edhe Jose Mourinho më herët pati deklaruar se ish-lojtari i Milanit nuk do të largohet, megjithatë mediat vazhdimisht e kanë lidhur atë me PSG-në.
“Ai nuk beson në transferimet e janarit. Shumat të cilat janë të përfshira janë shumë të mëdha dhe transferimi është diçka që duhet shqyrtuar me kujdes, e jo të shpejtohet”.
“Kaka është i lumtur te Reali. Ndjehet shumë më mirë dhe është sërish në përfaqësuese, nuk dëshiron të largohet”.
“Kalimi dimëror në një klub të ri është thuajse i pamundur”, ka deklaruar Diogo Kotscho për L'Equipe.





